LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Parisit do të votojnë për ndalimin e marrjes me qira të skuterëve elektrikë

Qytetarët e Parisit do të votojnë për ndalimin e marrjes me qira të skuterëve elektrikë

Qytetarët e Parisit do të votojnë nëse do të ndalojnë funksionimin e kompanive që marrin me qira skuterë elektrike, tha kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo në një intervistë për edicionin e fundjavës të gazetës Le Parisien.

Më 2 prill, qytetarët e kryeqytetit francez do t’i përgjigjen me referendum pyetjes: “A jeni pro që kompanitë që marrin me qira skuterë elektrikë të vazhdojnë punën e tyre?”.


Është një temë që ndan jashtëzakonisht publikun, ka deklaruar Hidalgo, transmeton The Guardian.

Hidalgo tha se ajo mbështet ndalimin, por do të respektojë vullnetin e shumicës, duke shtuar se skuterët elektrikë në pronësi private “nuk përbëjnë problem” për qytetin.

Shumë qytetarë të Parisit ankohen se drejtuesit e skuterëve elektrikë lëvizin me arrogancë, në trotuare dhe parqe, nuk respektojnë këmbësorët apo rregullat e qarkullimit rrugor dhe i parkojnë skuterët kudo që arrijnë apo edhe i hedhin në lumin Seine, deklaron kryebashkiakia.

Mbështetësit e marrjes me qira të skuterëve elektrikë theksojnë se bëhet fjalë për një sistem transporti ekologjik, i cili përfaqëson një alternativë ndaj mjeteve që përdorin benzinë ose naftë dhe ndotin mjedisin.

Nëse qytetarët votojnë për të ndaluar marrjen me qira të skuterëve elektrikë, Parisi do të bëhet metropoli i parë në botë që do të miratojë një rregullore të tillë. /kp/Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori