LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë presin ulje të çmimit të kartonit të gjelbër, po bëhen analiza

Qytetarët e Maqedonisë presin ulje të çmimit të kartonit të gjelbër, po bëhen analiza

Autoritetet ende po bëjnë analiza të mundësinë eventuale të korrigjimit të çmimeve, tha shefi i Agjencisë për mbikëqyrje, Klime Poposki. Analizohen të gjitha aspektet e mundshme, por zgjidhja më e mirë që shikon Poposki është liberalizimi i tregut të automjeteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse ndodh liberalizimi, cila është përvoja e vendeve të tjera që kanë kaluar nëpër ato procese të liberalizimit me siguri që do të ketë një periudhë kur priten çmime më të ulëta për sigurimin nga përgjegjësia përmes palës së tretë. Ne po flasim për mbulimin brenda dhe mbulimit jashtë vendit, gjegjësisht kartoni i gjelbër”, thotë Klime Popovski.

Kryeministri Zaev kohët e fundit njoftoi se do të ketë ndryshim të çmimit.

Në këtë vend, mund të merret karton i gjelbër për një muaji ose një viti. Çmimi për një muaj është 30 euro për automjetet deri në 66 kw, dhe 60 euro për mbi 66kw. Çmimi për një vit është 60 ose 90 euro. Kamionët dhe autobusët paguajnë rreth 280 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori