LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë nuk u besojnë Gjykatave

Qytetarët e Maqedonisë nuk u besojnë Gjykatave

Instituti për të Drejtat e Njeriut në Shkup, nëpërmjet projektit “Monitorim për punën e Këshillit Gjyqësor”, do të mbikëqyr punën e këtij organi të drejtësisë, duke vendosur fokusin në transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin e këtyre dy trupave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në prezantim e raportit të parë mbi këtë projekt, ndër të tjera, u tha se mbikëqyrja publike e këtyre trupave është në plan të parë dhe rezultatet e deri tanishme nuk tregojnë se qytetarët kanë njohuri çfarë punojnë ata, kush i zgjedh këta trupa dhe në çfarë mënyre.


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Charles Gareth, në fjalimin e tij, tha se Këshilli Gjyqësor ka rëndësi të madhe për gjyqësor të besueshëm dhe efikas. Sipas tij, Këshilli ka për detyrë të kontrolloj kualitetin e punës së gjykatësve dhe t’u ndihmojnë gjykatësve të mbrohen nga presioni i politikanëve, biznesit dhe personave të fuqishëm apo korporatave.

Ndërkohë, kryetarja e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska, tha se duke pasur parasysh situatën në Maqedoni nuk mund të thuhet absolutisht se të drejtat e njeriut respektohen në tërësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori