LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët ankohen për çmimet e larta në parkingun nëntokësor në Prishtinë

Qytetarët ankohen për çmimet e larta në parkingun nëntokësor në Prishtinë

Në kryeqytet tashmë ka nisur të funksionojë parkingu nëntokësor i ndërtuar te Fakulteti i Filologjisë. Qytetarët kanë shprehur ankesa për çmimet e larta, derisa nga komuna kanë thënë se projekti ka të bëjë me Partneritet Publiko-Privat dhe se nuk është pronare e plotë e parkingut.

Një qytetar që e vizitoi këtë parking për herë të parë, tha se kryeqyteti ka nevojë për parkingje të tilla, teksa foli edhe për çmimet.


“Çmimet mendoj se janë reale. Mendoj se janë me vend, për arsye që mos të uzurpojë dikush për një vit, por të ketë vend për secilin që vjen këtu, që mos ta ngarkojë qytetin”, u shpreh Fahri Dragusha, qytetar nga Prishtina.

Ndërsa, një tjetër qytetar, Ismail Jashanica, tha se po i pëlqen parkingu nëntokësor, por jo edhe çmimet.

“Çmimet për rrogat tona janë pak të shtrenjta, mirëpo shpenzime të mëdha janë bërë këtu”. Kurse komuna e Prishtinës në rastin e parkingut nëntokësor, ka thënë se ka të bëjë me Partneritet Publiko-Privat, ku Komuna thotë se nuk është pronare e plotë e parkingut”, deklaroi Ismail Jashanica, qytetar.

Si rrjedhojë, përcaktimi i tarifave të parkimit, sipas tyre, është bërë në bazë të çmimit të tregut, si dhe duke marrë parasysh investimet e larta të koncesionarit në ofrimin e sigurisë së lartë dhe kushteve shumë më të favorshme krahasuar me parkingjet tjera me këto çmime.

Komuna ka bërë të ditur se parkingu nëntokësor është i pari i natyrës së Partneritetit Publiko-Privat (PPP), me teknologji të avancuar dhe standarde të larta urbane.

“Ky është parking nëntokësor, i cili ka rreth 600 vend-parkingje, ku ky parking synon të reduktojë dukshëm qarkullimin e veturave në qendër të qytetit, përfshirë edhe lirimin e trotuareve për këmbësorë”.

Qëllimi i këtij parkingu, sipas komunës, është të shërbejë si stacion i përkohshëm parkimi për vizitorët e Zonës 1  “Qendra”, si dhe të inkurajojë ecjen në këmbë e përdorimin e transportit publik për të mirën e ambientit dhe gjithë qytetarëve të Prishtinës.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori