LAJMI I FUNDIT:

Qyetarët me mendime të ndryshme rreth bustit të Medelenie Albright (Video)

Qyetarët me mendime të ndryshme rreth bustit të Medelenie Albright (Video)

Studenti Valon Binakaj, ka ardhur nga Gjakova, veçmas për ta parë bustin e ish-Sekretares amerikane, Mendelenie Albright, që është përuruar të mërkurën, në 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ai thotë se në nderim të kontributit të saj ia vlen të vizitohet busti, për të cilin thotë se nuk ka vërejtje.


“Kam ardhur ta shoh për së afërmi, pasi pashë disa reagime në rrjete sociale. Mua më pëlqeu. Duket bukur ashtu siç është. Thjesht është punuar bukur nuk ka vërejtje nga ana ime”, shprehet për RTV Dukagjinin, Valon Binakaj.

Edhe disa qytetarë të tjerë e ndajnë të njëjtin mendim.

“Busti është i mirë, por asgjë nuk ka të përsosur”, thotë Avni Presheva.

“Busti është shumë i bukur. Kjo është një kujtim shumë i mirë. në respekt shumë i madh”, thotë qytetari tjetër Haki Dushi.

Por Kemail Hyseni, një vizitor tjetër ka vrejte për bustin, sidomos në madhësinë e tij.

“Busti është i bukur, por është shumë i shkurtër. Faktikisht është dashur të jetë në këmbë”, thotë qytetari Kemail Hyseni.

Kështu mendojnë edhe qytetarë të tjerë, të cilët shprehen se fytyra nuk ngjanë edhe aq shumë më Albright.

“Busti është i bukur, por nuk po i ngjason shumë në fytyrë. Megjithatë mirë është”, shprehet Naime Salihu.

“Kam pritur që ky lapidar nga shqiptarët do të ndërtohej më i madh. Janë shpenzuar 60 mijë euro për këtë lapidar dhe shikojeni sa i vogël është. Është dashur të jetë më i madh”, shprehet Elez Alaj.

Ndërkaq për reagimet sidomos në rrjetet sociale, autori i bustit, Luan Mulliqi, thotë se këto janë shije e masës. Sipas Mulliqit qëllimi i tij ishte që skulptura të jetë moderne dhe të nxjerrë në pah psikologjinë e personazhit.

Busti i ish-sekretares, është zbuluar të mërkurën, nga vetë Albright, ish Presidenti Amerikan, Bill Clinon si dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/