Pas reagimit të nënkryetarit të LDK-së, Agim Velu, i cili tha se Anton Quni nuk ka autorizim për të ofruar negocim të tillë me Kurtin, ka reaguar ky i fundit.

Në foltoren e Kuvendit, ministri Quni ka theksuar se ai e ka thënë qëndrimin personal dhe ka dashur të këtë progres në koalicion.

“Kur iu drejtova juve, nuk thashë që kam autorizime dhe është e natyrshme që edhe brenda LDK-së të ketë qëndrime të ndryshme lidhur me këtë temë. Unë e mora një rrezik përsipër, marrë parasysh situatën”, ka thënë ai.

Quni u shpreh se është në gjendje të bëjë të pamundurën për të vazhduar koalicioni.

LVV i kthen përgjigjen Anton Qunit, ofertë për LDK-në LVV i kthen përgjigjen Anton Qunit, ofertë për LDK-në

Por më pastaj ka reaguar deputeti, Rexhep Selimi. Ai ka thënë se veprimi i LDK-së u pa në deklaratën e ish ministrit Agim Veliu, i cili bëri të qartë kundër ndonjë negocimi për mos ta rrëzuar Qeverinë.

“Përndryshe ne e morëm si vullnet tëndin të mirë, në kufijtë e së mundshmes”, ka thënë Selimi.

Quni, Rexhep Selimit: “Ju kryeni punën tuaj, timennë LDK lërma mua”. /Telegrafi/