LAJMI I FUNDIT:

Quni dhe Konjufca flasin për angazhimet e FSK-së në luftën kundër Covid-19

Quni dhe Konjufca flasin për angazhimet e FSK-së në luftën kundër Covid-19

Ministri i mbrojtjes në detyrë Anton Quni, priti sot ministrin e punëve të jashtme në detyrë Glauk Konjufca i cili shoqërohej nga këshilltari politik Sabri Kiçmari.

Në pritje ishin të pranishëm zëvendësministri në detyrë Enver Dugolli, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari përgjithshëm u.d. Faruk Geci si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të ministrisë.

Quni e njoftoi Konjufcën për aktivitet në ministri dhe FSK, për angazhimet që ka dhanë FSK-ja në përballimin e gjendjes me pandeminë Covid-19, me detyrat dhe aktivitetet që kanë qenë të planifikuara.

Ai foli edhe për bashkëpunimin e gjerë që ka ministrja e Mbrojtjes me partnerët ndërkombëtarë, me NATO-n duke theksuar bashkëpunimin e mirë ditor me Ekipin Këshillues Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

“Më pastaj dy ministrat biseduan për mundësitë e koordinimit ndërministror për bashkëpunim me jashtë, në raport me NATO-n dhe organizatat tjera ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes. Për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit; për statusin kohor të mandatit të atasheve të mbrojtjes jashtë vendit; koordinimin e aktiviteteve për anëtarësim në A-5 (Karta e Adriatikut-SHBA) dhe pika të tjera”.

“Ministri Konjufca nga ana e tij, përgëzoi FSK-në për sukseset e deritashme, duke falënderuar dhe shprehur mirënjohje të veçantë për kontributin e FSK-së gjatë pandemisë në kthimin e qytetarëve kosovarë dhe transportin e tyre nga aeroporti ‘Adem Jashari’ në karantinë nga transporti i specializuar i FSK-së. Ai shprehu gatishmërinë që bashkëpunimi në mes të dy ministrive të thellohet në fushat e përbashkëta, duke theksuar se do të bëjmë krejt çka duhet nga MPJ që FSK të ketë bashkëpunim ndërkombëtar më të zgjeruar dhe angazhime në kuadër të misioneve paqeruajtëse në botë, me qellim të inkuadrimit në NATO që është synim i shtetit të Kosovës”.]

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori