LAJMI I FUNDIT:

Qumështarët e Kosovës anulojnë protestën e paralajmëruar

Qumështarët e Kosovës anulojnë protestën e paralajmëruar

Shoqata e Fermerëve Kosovar të Qumështit kanë njoftuar se kanë auluar protestën e paralajmëruar.

Sipas tyre, kjo është bërë pasi që është shtyrë deri më 1 tetor vendimi për pranimin e qumështit.


“Në takimin e mbajtur me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, drejtorin e Qumështores Vita, përfaqësues të Shoqatës së Fermerëve Kosovar të Qumështit, përfaqësues të pikave grumbulluese të qumështit, kemi vendosur të anulojmë protestën e paralajmëruar më 23 shtator. Duke u bazuar në zotimet e ministrit Mustafa se janë duke vepruar si Qeveri që shumë shpejt ky problem të zgjidhet, po ashtu drejtori i Qumështores Vita duke u bazuar në premtimet e Qeverisë, e anulojmë vendimin me të cilën ditën e hënë [21 shtator] parashihej ndërprerja e pranimit të qumështit si nga fermerët po ashtu nga pikat grumbulluese. Vendimi për pranimin e qumështit do të zgjatet deri më datën 1 tetor me mundësi të rishqyrtimit të këtij vendimi nëse Qeveria merr hapa konkret”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/