LAJMI I FUNDIT:

Qualcomm avanson tutje me planet për prodhimet e çipave për veturë, tani shkon drejt blerjes së Autotalks – prodhuesit izraelit të këtij lloji të çipave

Qualcomm avanson tutje me planet për prodhimet e çipave për veturë, tani shkon drejt blerjes së Autotalks – prodhuesit izraelit të këtij lloji të çipave

Projektuesi i çipave Qualcomm tha të hënën se do të blejë Autotalks, kompaninë izrealite të Izraelit që prodhon çipa të përdorur në teknologjinë që synon parandalimin e përplasjeve të veturave, pasi firma amerikane kërkon të thellojë biznesin e saj të çipit të automobilave.

Me ngritjen e industrisë së veturave elektrike dhe veçorive automatike në vetura, numri i çipave të përdorur nga prodhuesit e automjeteve po rritet, duke e bërë tregun e automobilave një zonë kryesore të rritjes për prodhuesit e çipave.


Reuters raporton se Autotalks prodhon çipa të dedikuar të përdorur në teknologjinë e komunikimit nga vetura, apo siç njihen ndryshe “Çipat V2X”, për automjetet me shofer si dhe ato pa shofer për të përmirësuar sigurinë rrugore, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi investuar në kërkimin, zhvillimin dhe vendosjen e çipave V2X që nga viti 2017 dhe besojmë se ndërsa tregu i automobilave vazhdon të rritet, do të nevojitet një arkitekturë e pavarur e sigurisë V2X për sigurinë e përmirësuar të përdoruesve të rrugës, si dhe sistemet e mençura të transportit”, tha nëpërmjet një deklarate Nakul Duggal, zëvendës president i lartë në departamentin e automobilaistikës të Qualcomm Technologies.

Qualcomm vitin e kaluar kishte thënë se “tubacioni” i biznesit të saj të automobilave ishte rritur në 30 miliardë dollarë, më shumë se 10 miliardë dollarë që nga një njoftim në fund të korrikut.

Kompania për këtë sukeses i kishte dhënë merita lëvizjes për produktin e saj Snapdragon Digital Shassis të përdorur nga prodhuesit e makinave dhe furnizuesit e tyre. Snapdragon Digital Shassis mund të ofrojë teknologji të asistuar dhe autonome të drejtimit, si dhe info-argëtim në makinë dhe lidhje me “cloud-in” kompjuterik.

Qualcomm të hënën tha se do zgidhjet e Autotalks do t’i inkorporonte në portofolion e produkteve të Snapdragon Digital Shassis, por nuk dha detaje mbi koston e kësaj marrëveshje.

Blerja do të bëhet përmes njësisë së saj Qualcomm Technologies, bëri të ditur gjiganti i prodhimit të çipave Qualcomm. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë

Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Kalo në kategori