LAJMI I FUNDIT:

Qorrolli: As komunistët nuk i kanë punësuar të gjithë anëtarët e familjes në një institucion (Video)

Qorrolli: As komunistët nuk i kanë punësuar të gjithë anëtarët e familjes në një institucion (Video)

Njohësi i çështjeve politike në vend, Vigan Qorrolli, ka thënë se ekziston një shqetësim i gjithmbarshëm se kasta jonë politike shkëlqen vetëm në kapjen e shtetit.

Qorrolli, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se kasta jonë politike gjatë këtyre 20 viteve kanë pasur të përbashkët kapjen e institucioneve dhe mbushjen e tyre me militantë politikë ose familjarë.

Ai ka thënë se edhe teoritë më të njohur kanë treguar se kalimi nga një shoqëri komuniste në një shoqëri liberale është shumë i vështirë.

“Shndërrimi i shtetit në një çiflig personal nga ana e kapësve të shtetit-politikanëve që nuk kanë kriter në punësimet e tyre duke kapur të gjitha institucionet nga ato të drejtësisë deri të ndërmarrjet publike, po e detyrojnë qytetarin e Kosovës të mos ketë shpresë të jetojë në këtë vend”.

“… Instituticionin e meritokracisë në Kosovë e kanë shndërruar në një pazar shumë të ulët dhe kësisoj qytetarin po e detyrojnë të mos ketë shpresë të jetojë në këtë vend. Sepse edhe për të qenë ndonjë pastrues në ndonjë shkollë fillore në Kosovë, duhet të kesh lidhje politike”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Njohësi i çështjeve politike në vend ka thënë se as në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur që një person të punësojë të gjithë anëtarët e familjes në një ndërmarrje që u sjell të mira financiare atyre.

“Kjo tregon që këto punësime dhe degradime që po u bëhen ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të pavarura, po synon kapjen e tyre ose më mirë më thënë me këto veprime kanë qëllim kapjen e shtetit”, tha ndër të tjera Vigan Qorrolli/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori