Meqenëse konsumimi i thjerrëzave është i domosdoshëm për shëndetin por, nga ana tjetër, gjella me to në këtë stinë nuk është fort e pëlqyeshme, mund t’i gatuani si qofte.
Përbërësit:
▪ 2 gota uji me thjerrëza të kuqe
▪ 1.5 gotë uji me bullgur të hollë
▪ 3-4 qepë të thata
▪ 1.5 filxhan çaji me vaj ulliri
▪ 1 lugë gjelle përzierje salcë domate-speci
▪ 5-6 qepë të njoma
▪ gjysmë tufe majdanoz dhe kopër
▪ 2 lugë të vogla kripë
▪ kimion (lloj erëze në ngjyrë të verdhë)
▪ piper i kuq
▪ gjysmë kokrre limon
▪ sallatë e gjelbër për zbukurim
Përgatitja:
Thjerrëzat, pasi i pastrojmë, i lajmë dhe i ziejmë në një tenxhere me 3-4 gota ujë, derisa të pinë të gjithë ujin e të treten mirë.
I heqim pastaj nga zjarri dhe shtojmë në to bollgurin. I përziejmë së bashku.
Sipër i vëmë kapakun dhe i lëmë për gjysmë ore që bollguri të fryhet dhe ftohet.
Lajmë qepët e njoma, majdanozin, koprën dhe pasi i pastrojmë, i grijmë hollë. Qepën e thatë e të prerë imët e skuqim në vajin e ullirit derisa të zverdhet pak.
I hedhim salcën dhe pasi e përziejmë me të disa herë, ia shtojmë masës me thjerrëza dhe bollgur.
Shtojmë kripën, limonin, kimionin, piperin e kuq dhe të gjithë këtë masë e përziejmë shumë herë, ashtu siç bëmë me brumin.
Në fund shtojmë qepën e njomë, majdanozin, koprën dhe të gjithë masën e përziejmë mirë.
Marrim copa të vogla nga ky lloj “brumi” i formuar, i vendosim në pëllëmbën e dorës dhe u japim formën e dëshiruar.
I vendosim në pjatë dhe i zbukurojmë me gjethe të vogla sallate jeshile e feta limoni.
Receta është përgatitur për Living nga bashkëshortja e ambasadorit turk në Tiranë, Fusun Bayraktar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të bëni brumin për picë shpejt dhe thjesht: Vetëm disa përbërës na japin një vakt shumë të shijshëm
Cola cake
Byrek me spinaq (recetë greke)
Çorbë peshku: Delikatesa kreshmore për ta mbajtur në mend!
Pogaçe të vogla me kaçkavall: Me këtë shije nuk do t’i gjeni në asnjë furrë buke!
Byrek me pulë dhe djathë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel