LAJMI I FUNDIT:

Qofte me salcë domatesh

Qofte me salcë domatesh

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:


* 1/2 kg.mish të bluar,
* 1 qepë në rende,
* 1 vezë,
* majdanoz të grirë hollë,1 lugë mustardë, kripë, piper dhe vaj për skuqje.

Për salcë nevojiten:

* 4 domate,
* 3 lugë vaj,
* 1 qepë e kaluar në rende,
* 3 thelpinj hudhre,
* erëza sipas dëshirës,nenexhik, feslixhen ose rigon.

Përgatitja:

Në masën e mishit të bluar, hidhet qepa e kaluar në rende, vezë e tundur, kripë, piper, majdanoz, mustardë.

Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte të cilave u jepet forma e rrumbullakët ose vezake dhe palosen në enë qelqi, të lyer me yndyrë, e mandej futen në furrë të nxehtë për t’u pjekur.

Në fultere ose tenxhere me yndyrë të nxehtë,fërgohet qepa dhe hudhra e grimcuar.

Kur qepa merr një ngjyrë të kuqërremtë shtohen domatet e qëruara dhe të prera në kubik të vegjël, erëzat, kripa dhe piperi.

Salca e zier hidhet mbi qofte të pjekura, futet edhe për disa çaste në furrë dhe shërbehet./Telegrafi/