LAJMI I FUNDIT:

QKSS: FSK është forcë ushtarake edhe pa ndryshime kushtetuese

QKSS: FSK është forcë ushtarake edhe pa ndryshime kushtetuese

Forca e Sigurisë së Kosovës veç është forcë ushtarake dhe nuk ka nevojë që të ndryshohet Kushtetuta për të eliminuar kufizimet aktuale që e pengojnë atë të jetë forcë e plotë ushtarake.

Të gjitha kufizimet aktuale mund të eliminohen përmes ndryshimit të legjislacionit përkatës brenda dispozitave ekzistuese të Kushtetutës


“Nuk ka asnjë pengesë juridike-kushtetuese që FSK të trajtohet si ushtri dhe që përmes ndryshimeve në legjislacionin përkatës, dhe pa e ndryshuar Kushtetutën”, thuhet në raportin e publikuar të hënën nga Qendra kosovare për studime të sigurisë.

QKKS argumenton se as emri i një institucioni mbrojtës nuk e determinon nëse ai është ushtri apo jo.

“Ushtria e Gjermanisë quhet zyrtarisht ‘Bundeswehr’, që nëse përkthehet tekstualisht në gjuhen shqipe do të thotë ‘mbrojtja e federatës’. Ushtria e Izraelit quhet ‘Israeli Defence Forces’, në shqip ‘forcat mbrojtëse të Izraelit’. Ngjashëm, ushtria e Australisë quhet ‘Australian Defence Force’, në shqip “forca mbrojtëse e Australisë’”, thotë raporti QKSS-së.

Sipas raportit, pa marrë parasysh emërtimet e tyre, këto janë ushtri për shkak të kompetencave, armatimit dhe organizimit që kanë dhe për shkak të funksionit ushtarak që e kryejnë.

Republika e Kosovës mund të ketë ushtrinë e vet edhe nëse nuk e emërton zyrtarisht me termin “ushtri”, por nëse i jep funksionet, kompetencat, armatimin dhe organizimin që është tipik për një forcë ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori