LAJMI I FUNDIT:

Qiraja e lartë e minibanesës (Foto)

Qiraja e lartë e minibanesës (Foto)

Pronari i panjohur që ka një hapësirë banimi në qendër të Londrës, po e lëshon me qira për afro 600 euro në muaj, sepse po e konsideron si banesë moderne.

Në dhomën e vogël ku ndodhet një shtrati që paloset, është frigoriferi dhe një shporet, por nuk ka tavolinë apo divan, transmeton Telegrafi.

Tualeti i vogël i banesës

Mirëpo, për të shkuar në tualet duhet kaluar sipër krevatit, që ndodhet te dera e banjës me vaskë të rrafshët.

“Është si dollap me banjë”, si dhe “banori nuk ka as si t’i zgjatë këmbët”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime.

Çmimi i kërkuar për këtë vend, është vlerësuar si tepër i lartë dhe po mendohet si përpjekje për të marrë më shumë se që duhet nga klientët. /Telegrafi/