LAJMI I FUNDIT:

Qindra njerëz dhe pa maska – pamje të një feste në një park ujor në Wuhan, vendin ku ‘lindi’ coronavirusi

Qindra njerëz dhe pa maska – pamje të një feste në një park ujor në Wuhan, vendin ku ‘lindi’ coronavirusi

Në qytetin kinez, ku coronavirusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar, njerëz të shumtë mbushën parkun popullor të ujit Wuhan Maya Beach dhe shijuan seancat e DJ, si dhe lojërat e notit dhe pishinës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, parku ujor u rihap në qershor, pasi u mbyll për shkak të bllokimit të rreptë të qytetit 76-ditor dhe mediat lokale raportojnë se kapaciteti i parkut tanimë ka arritur në 50%.


Derisa disa performonin, audienca e pranishme shihen me jelekë shpëtimi por asnjë nuk duket të ketë veshur një maskë fytyre.

Festa në parkun ujor është parë si një shenjë se qyteti prej 11 milionë banorësh po kthehet përfundimisht në normalitet.

Ndryshe, infeksionet me COVID-19 u shfaqën për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019, përpara se të përhapet në të gjithë botën.

Një bllokim në mbarë qytetin u ngrit në prill, dhe krahina Hubei, nga e cila Wuhan është kryeqyteti, nuk ka raportuar ndonjë rast të ri të transmetuar brenda vendit që nga mesi i majit.

Ndërkohë në përpjekje për të rritur ekonominë, qeveria në Hubei ka ofruar zbritje në 400 vende turistike në të gjithë krahinën.

Dhe Parku Ujor në Wuhan është një vend që ka inkurajuar vizitorët, pasi ofron hyrje me gjysmë çmimi për turistet femra.

Kina ka vënë në kontroll shpërthimin e virusit brenda vendit, me të dhënat më të fundit zyrtare që vendosin numrin e përgjithshëm të rasteve në 89375, me 4,703 vdekje të raportuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori