LAJMI I FUNDIT:

Qielli i kuq mbi Indonezi habit banorët, shkak zjarret

Qielli i kuq mbi Indonezi habit banorët, shkak zjarret

Qielli mbi një provincë në Indonezi është bërë i tëri i kuq gjatë vikendit, për shkak të numrit të madh të zjarreve që kanë prekur pjesën më të madhe të këtij vendi.

Çdo vit në Indonezi shkaktohen mjegulla që mbulojnë tërë rajonin e Azisë juglindore. E meteorologët gjatë një interviste dhënë BBC-së, kanë shpjeguar se qielli i pazakontë ka marrë ngjyrë të tillë si rezultat i një fenomeni që quhet “shpërndarja e rrezeve”, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet një fenomen i tillë bën që nuanca e kaltër e qiellit gjatë perëndimit të diellit të shndërrohet në të kuqe. E një banore e Jambi që ka shkrepur fotografitë e qiellit të kuq, thotë nga kjo mjegull i kanë djegur shumë sytë dhe fyti.

Kjo 21-vjeçare i ka postuar fotografitë në Facebook të cilat u shpërndanë me shpejtësi të madhe edhe pse shumë persona dyshonin në autenticitetin e tyre.

“Janë të vërteta, fotografitë dhe videon e kam realizuar unë”, ka deklaruar Eka Wulandari. /Telegrafi/