LAJMI I FUNDIT:

Qeveria voton tre projektligje që kanë të bëjnë me tatimin

Qeveria  voton tre projektligje që kanë të bëjnë me tatimin

Qeveria e Kosovës me kërkesë të Kuvendit ka dhënë opinionin e sa i përket plotësim ndryshimit të tri Projektligjeve që kanë të bëjnë me Tatimin.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se pas kërkesë së Kuvendit për dhëni te mendimit Qeveria ka bërë gati materialin e nevojshëm.


Sipas tij, bëhet fjalë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatave, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në të ardhurat Personale. /Telegrafi/