LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Do të ketë përgjegjësi për secilin që bën thirrje për dhunë

Qeveria: Do të ketë përgjegjësi për secilin që bën thirrje për dhunë

Qeveria përmes një deklarate e dënoi dhunën, fjalimet e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë të ngjarjeve të djeshme, ku thuhet se qëllimi i tyre ka për qëllim që të manipulojnë dhe shqetësojnë qytetarët e vendit.

Qeveria në pajtim me rregullat dhe ligjin, do ta ta mbrojë sigurinë e qytetarëve dhe institucioneve dhe nuk do të lejoj që grupe të ndryshme me dhunë të prishin rendin dhe qetësinë duke përhapur frikë dhe pasiguri. Bëjmë thirrje për atmosferë konstruktive të debatit dhe informimit publik me qëllim që çdo qytetar i Maqedonisë të ketë mendimin e tij para mbajtjes së referendumit, dhe të vendosin bashkërisht për të ardhme me prosperitet, pa frikë, frikësim dhe shtypje. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe t’i diktojnë dezinformimet që përhapen përmes rrjeteve sociale” thuhet në deklaratën e Qeverisë


Ata gjithashtu ju bëjnë thirrje të gjithë subjekteve politike që vazhdimit thonë që Maqedonia nuk ka alternativë tjetër pos anëtarësim në NATO dhe BE, të tregojnë përgjegjësi elementare politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Secili që ju bën thirrje qytetarëve për dhunë do të ketë përgjegjësi. thirrja për dhunë nuk ka përgjegjësi etike dhe morale, por ka përgjegjësi penale në pajtim me Kodin Penal. Thirrja për pasiguri është i vetmi qëllim i strukturave që janë mbas këtyre ngjarjeve, dhe kjo është në kundërshtim me interesat e qytetarëve të RM-së. Qytetarët e vendit tonë kanë zgjedhur ardhmëri për sigurinë e tyre, për zhvillim ekonomik njëlloj si vendet tjera të rajonit dhe anëtare e barabartë e NATO-s dhe BE-së. Ngjarjet si ato të 27 prillit e vitet të kaluar nuk kanë qenë të përkrahura nga qytetarët e RM-së”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Në deklaratë thuhet se marrëveshja përfundimtare e kontestin të emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe partneritetit mes këtyre dy vendeve për Qeverinë është fillim i integrimit real dhe të plotë në NATO dhe Bashkim Evropian/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori