Që kur Turqia hoqi veton e saj për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, ka pasur shqetësime se cila ishte kostoja e këtij veprimi.
Të mërkurën, Ankaraja tha se do të kërkonte nga Suedia dhe Finlanda ekstradimin e 33 militantëve të dyshuar kurdë dhe të dyshuarve të komplotit për grusht shteti.
Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag tha se Ankaraja kërkonte 12 të dyshuar nga Finlanda dhe 21 të tjerë nga Suedia.
Shtetet nordike ranë dakord të martën vonë që “të trajtojnë me shpejtësi kërkesat e Turqisë për dëbim ose ekstradim të të dyshuarve për terrorizëm”.
Edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se parlamenti i vendit të tij nuk do ta ratifikojë marrëveshjen në rast se shtetet nordike nuk e mbajnë premtimin.
Megjithat, sot ministri suedez i drejtësisë Morgan Johansson këmbënguli se çdo vendim në lidhje me ekstradimin e kurdëve do të merret nga “gjykata të pavarura”.
“Qytetarët suedezë nuk ekstradohen”, tha Johansson.
Shtetasit josuedezë mund të ekstradohen me kërkesë të vendeve të tjera, por vetëm nëse është në përputhje me ligjin suedez dhe Konventën Evropiane. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre