LAJMI I FUNDIT:

Erdogan kërcënon Finlandën dhe Suedinë: Mbajeni premtimin ose nuk ka NATO

Erdogan kërcënon Finlandën dhe Suedinë: Mbajeni premtimin ose nuk ka NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot në samitin e NATO-s në Madrid se Suedia dhe Finlanda duhet të përmbushin premtimet që i kanë dhënë Turqisë.

Nëse nuk i përmbushin premtimet që i dhanë shtetit turk me të cilën u hoq vetoja për kandidaturat e tyre për anëtarësim në NATO, parlamenti nuk do ta ratifikojë atë dokument.


Erdogan deklaroi se dy vendet nordike duhet të zbatojnë reformat legjislative sa më shpejt të jetë e mundur, të cilat do t’u mundësojnë atyre të ekstradojnë 73 terroristë, raporton reuters.

Suedia dhe Finlanda i dhanë Erdoganit gjithçka që ai kërkoi: Ky është çmimi i vetos turke
Lexo po ashtu Suedia dhe Finlanda i dhanë Erdoganit gjithçka që ai kërkoi: Ky është çmimi i vetos turke

Ai vuri në dukje se e sheh nënshkrimin e marrëveshjes trepalëshe si një njohje të pozicionit të Ankarasë se terrorizmi nuk mund të tolerohet dhe e quajti atë një “fitore diplomatike” për Turqinë.

Ndërkohë, duke marrë parasysh faktin se marrëveshja e re kërkon që Turqia të ekstradojë disa anëtarë të FETO-s, PKK-së dhe YPG-së, të cilët ndodhen në vendet skandinave, kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson theksoi se Suedia do të marrë parasysh të gjitha kërkesat e Turqisë, por se ka ligje që duhet të i respektuar.

Kryeministrja suedeze i drejtohet Erdoganit: Nuk do të ekstradojmë shtetas që nuk janë të përfshirë në terrorizëm
Lexo po ashtu Kryeministrja suedeze i drejtohet Erdoganit: Nuk do të ekstradojmë shtetas që nuk janë të përfshirë në terrorizëm

“Ne do të vazhdojmë t’i përmbahemi ligjit suedez dhe ligjit ndërkombëtar. Nëse Turqia vjen me një kërkesë për ekstradim, sigurisht që ne do ta respektojmë këtë kërkesë, por do të respektojmë gjithmonë ligjet suedeze dhe konventat evropiane në lidhje me ekstradimin. Kjo është shumë e rëndësishme të theksohet. Ne kurrë nuk do të ekstradojmë askënd, i cili është shtetas suedez dhe nëse nuk është i përfshirë në aktivitete terroriste. Mos u shqetësoni për këtë”, deklaroi Andersson.

Ndryshe, NATO ka ftuar zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë të jenë anëtare të Aleancës Veri-Atlantike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori