LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: S’ka vendim për shtyrjen e mësimit

Qeveria: S’ka vendim për shtyrjen e mësimit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se nuk është marrë ndonjë vendim për shtyrjen e procesit mësimor siç u raportua në media.

Kryeziu ka thënë se masat e reja do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme.


“Nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor. Në mbledhjes radhës së Qeverisë, që pritet të mbahet së shpejti, do të diskutohet për masat e reja kundër pandemisë pas shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19”, tha ai për klanks.

Shtyrja e vitit shkollor? – flet kryetari i SBASHK-ut
Lexo po ashtu Shtyrja e vitit shkollor? – flet kryetari i SBASHK-ut

Ndërkaq kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse institucionet shtetërore vlerësojnë se mësimi do të shtyhet, ata do ta respektojnë vendimin, ndërkaq tha se janë të gatshëm që mësimi të filloj me 1 shtator.

Ndërkaq, kryesia e Këshillit të Prindërve e Prishtinës kanë kërkuar shtyrje e fillimit të vitit të ri shkollor me prezencë fizike në shkolla, nëse nuk përmirësohet gjendja me pandeminë.

Sipas komunikatës për medie, ata kanë kërkuar që fillimi i mësimit të shtyhet për dy javë. /Telegrafi/