Edhe pse Qeveria e Kosovës ka paraparë që në mbledhjen e nesërme si pikë e rendit të ditës të jetë demarkacioni me Malin e Zi, kjo mbledhje nuk do të mbahet, pasi që është shtyrë për një ditë tjetër, me kërkesë të kryeministrit Isa Mustafa.

Burime të KosovaPress, bëjnë të ditur se vendimi për shtyrjen e mbledhjes së Qeverisë e cila është paraparë të mbahet nesër, është bërë para pak minutash, me kërkesë të kryeministrit.

“Ka qenë si pikë e rendit të ditës dhe Demarkacioni. Por para dhjetë minutave me kërkesë të kryeministrit, mbledhja e Qeverisë është shtyrë për një ditë tjetër. Nesër nuk do të mbahet”, thonë burime të KosovaPress brenda Qeverisë së Kosovës.