LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare miraton ndërtimin e dy impianteve për prodhimin e energjisë nga dielli në Korçë

Qeveria shqiptare miraton ndërtimin e dy impianteve për prodhimin e energjisë nga dielli në Korçë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar sot se qeveria miratoi sot ndërtimin e dy parqeve fotovoltaike në qarkun e Korçës.

Reklama

Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balluku sqaroi se investimi do të jetë tërësisht privat.

“Kemi miratuar sot dy parqe fotovoltaike të cilat do të ndërtohen në qarkun e Korçës, secili nga 20 megavat orë. Pa mbështetje financiare nga shteti shqiptar, një investim totalisht privat, në një total prej 40 megavat orë”, tha Balluku.

Sipas ministres, ky investim përkon me një periudhë shumë të vështirë për sigurimin e energjisë elektrike.

Ajo nënvizoi se shteti shqiptar do të përfitojë 2 për qind të energjisë së prodhuar nga këto parqe fotovoltaike gjatë vitit në formë produkti apo në formë pagese.

Qeveria shqiptare po mundohet të ndjekë një politikë nxitëse ndaj prodhimit të energjisë nga burime të ripërtëritshme të energjisë nga dielli dhe era për të diversifikuar prodhimin e energjisë në vend i cili është i varur nga burimet hidrike. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Disa qytetarë serbë protestojnë, të tjerët kryejnë shërbime në komunat në veri

Disa qytetarë serbë protestojnë, të tjerët kryejnë shërbime në komunat në veri

Elfije Boletini
Lirohet drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili

Lirohet drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili

Lugina
Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste me Kurtin

Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste me Kurtin

Lajme
Kurti nuk komenton propozimin e Ramës për Asociacionin

Kurti nuk komenton propozimin e Ramës për Asociacionin

Lajme
Tre vëllezër në Shijak shkatërrojnë lokalin, kërcënojnë pronarin dhe në fund e godasin me çekiç

Tre vëllezër në Shijak shkatërrojnë lokalin, kërcënojnë pronarin dhe në fund e godasin me çekiç

Lajme
Vizita e emisarëve në Kosovë, propozimi i Ramës për draft Asociacionin dhe reagimi i Qeverisë së Kosovës – top lajmet e javës

Vizita e emisarëve në Kosovë, propozimi i Ramës për draft Asociacionin dhe reagimi i Qeverisë së Kosovës – top lajmet e javës

Besnike Salihu
Kalo në kategori