LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i rrit pensionet

Qeveria i rrit pensionet

Qeveria e Kosovës ka marr vendim të martën që të rriten pensionet për disa kategori të pensionistëve.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se rritja e pensioneve është paraparë edhe me buxhetin e vitit 2019.


Ai ka treguar se rritja është në mënyrë retroaktive nga 1 janari i vitit 2019, shkruan Telegrafi.

“Bazuar në buxhetin e aprovuar për vitin 2019, rritja e pensioneve bazike do të jetë në masën 20 për qind, pensionet kontributdhënse rriten për 15 për qind, pensionet e parakohshme të Trepçës do të rriten 20 për qind”, ka bërë të ditur ministri Bedri Hamza.

Kurse ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se rritja e pensioneve duhet të përfshihet në dy skema pensionale.

“Ky vendim është i drejt dhe i qëlluar i cili prek mirëqenien e pensionisteve. Bazuar në ligjin, pensionet familjare dhe invalidore, janë të lidhura me pensionin bazik. Kërkoj qe rritja të përfshihet edhe në këto dy skema. Bëhet fjalë për pensione familjare dhe jo skemë sociale”, theksoi ministri Reçica.

Ndryshe, buxheti për vitin 2019 është miratuar në shumë prej mbi 2.3 miliardë euro. /Telegrafi/