LAJMI I FUNDIT:

Qeveria propozon formimin e bashkësive fetare me 100 nënshkrime, kritikohet nga deputetët

Qeveria propozon formimin e bashkësive fetare me 100 nënshkrime, kritikohet nga deputetët

Deputetët kanë shqyrtuar në lexim të parë edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, i cili ka marrë mbështetjen nga të gjitha grupet parlamentare, por nuk është hedhur në votim për shkak të mungesë së deputetëve joshumicë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, duke prezantuar ligjin, kërkoi mbështetjen e deputetëve, duke thënë se e kanë dërguar në Kuvend, pas shqyrtimit të tij nga Komisioni i Venecias.


E përkundër faktit që morri përkrahjen e Vetëvendosje, pati kritika për mos përfshirjen e komunitetit Bektashian, gjë që morri mbështetjen e zëvendëskryeministrit Selmanaj për plotësim në lexim të dytë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku tha se për formimin e një bashkësie fetare, do të duhej të ketë nënshkrimet e 1 për qind të popullsisë së Kosovës.

“Nuk pajtohem të ketë një regjistrim me 50 apo 100 vet, pasi nëse regjistrohet një person për kryetar të komunës i duhet së paku 500 nënshkrime“, tha ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani tha se formimi i bashkësive fetare me numrin e propozuar krijon rrezik kombëtar.

“Bashkësitë fetare kanë treguar shembullin e tolerancës dhe mirëkuptimit dhe merremi çdoherë shembull edhe në botë për këtë tolerancë e nëse lejojmë bashkësi fetare me 100 anëtarë, atëherë do të kemi me qindra bashkësi fetare, e do të formojnë edhe mahallat bashkësi fetare, pa asnjë problem me këtë që e keni propozuar ju si qeveri”, tha ai.

Zëvendëskryeministrit Selmanaj kanë bërë një hulumtim dhe në shumicën e vendeve demokratike, formimi i bashkësive fetare kërkon numër edhe më pak se sa 100.

“Raportin e Komisionit të Venecias ua sjellim dhe ata na kanë rekomanduar për këtë. Ata ka kanë thënë 10 mjafton sepse liria e besimit është krejtësisht e vullnetshme “, tha ai.

Në fund nuk është hedhur në votim për shkak të mungesës së deputetëve të pakicës. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se për këtë ligj kërkohet shumica prej 61 deputetëve dhe shumica e votave të pakicave, meqë është ligj me interes të veçantë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori