LAJMI I FUNDIT:

Qeveria nuk di çfarë të bëjë me mandatin e EULEX-it (Video)

Qeveria nuk di çfarë të bëjë me mandatin e EULEX-it (Video)

Qeveria e Kosovës nuk ka vendosur ende se çka do të kërkojë nga Bashkimi Evropian sa i përket mandatit të EULEX.

Këtë e ka konfirmuar për Tribuna Channel, Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë.


I pyetur se çka do të kërkojë Kosova, vazhdim të mandati me kompetenca të njëjta apo rishikim të tij, ai ka thënë se ende nuk është vendosur për këtë çështje.

Edhe Bashkimi Evropian nuk e ka një përgjigje të tillë. Maja Kociancic, zëdhënëse e për politikë të Jashtme e BE-së, ka thënë se kjo çështje është duke u diskutuar.

Kurse, në EULEX, nuk dëshirojnë të komentojnë për mandatin e këtij misioni. EULEX-i në Kosovë ka ardhur në vitin 2008, me mandat ekzekutiv për të luftuar krimin dhe korrupsionin në nivel të lartë.

Mandati i ndryshuar vitin e kaluar duke i marrë kompetencat ekzekutive, përfundon në qershor të viti 2015. Deri më tani ky mision ka zgjidhur rreth 500 raste dhe ka shpenzuar mbi një miliard euro.