Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhje korresponduese, (mbledhja elektronike) të 25 me radhë.
Qeveria në detyrë në mbledhje ka shqyrtuar dhe miratuar dokumente, vendime dhe politika nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Këto janë vendimet e Qeverisë, të marra në mbledhjen e 25-të:
Vendimi i parë i miratuar nga Qeveria në këtë mbledhje ka qenë për vazhdimin e mandatit të znj. Edi Gusia në pozitën e Kryeshefes Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit edhe për një mandat tre vjeçar.
Në vijim ka marrë miratimin edhe vendimi për themelimin e Komisionit Disiplinor lidhur me rastin e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar. Vendimi është miratuar në bazë të kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë me arsyetimin se janë gjetur fakte për keqmenaxhimin, paaftësinë profesionale dhe shkeljeve flagrante të kritereve ligjore ose të mosplotësimit të kritereve ligjore gjatë përzgjedhjes së Rrahim Ramës në këtë pozitë.
Qeveria ka miratuar Udhëzimin Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të Përbashkët në emër të dy bashkëshortëve. Me ndryshimet dhe plotësimet që ofrohen në këtë Udhëzim Administrativ rregullohet mënyra dhe ofrohen mundësi stimuluese për regjistrimin e pronës edhe në emër të gruas si bashkëpronare dhe të sigurojë pjesëmarrjen e barabartë të gruas në të drejtën e pronës si e drejtë themelore e garantuar edhe me Kushtetutën e Kosovës.
Në mbledhjen e sotme, u miratua gjithashtu edhe vendimi për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për Gjuhët e Huaja në Programin e Studimit të Ciklit të Dytë dhe të Tretë. Në rekomandimin për shfuqizim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit thuhet se ky Udhëzim Administrativ nuk ka bazë në Ligjin për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës dhe se i njëjti nuk është hartuar në pajtim me fazat procedurale të hartimit sipas Rregullores së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Tutje, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar nismën për negociimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Komisionit Evropian për “Marrëveshjen e Prokurimit të Përbashkët për Prokurimin e Kundërmasave Mjekësore”.
Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/19 të datës 30.03.2020 për Pakon Emergjente Fiskale që përcakton saktësisht përfitimet dhe përfituesit nga kjo pako. Ndryshimet dhe plotësimet e aprovuara të këtij vendimi përcaktojnë se përfitues të shumës prej 30 euro janë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore me vlerë deri në njëqind (100) euro; ndryshimi tjetër përcakton se përfitues të mbështetjes financiare do të jenë shoqëritë tregtare edhe punëdhënësit e tjerë. Në fund, ndryshimet e vendimit përcaktojnë se përfitues të mbështetjes financiare janë stafi mjekësor dhe ai mbështetës (mjekët, infermierët dhe personeli tjetër i ekspozuar ndaj rrezikut).
Po ashtu, në këtë mbledhje u shqyrtua dhe miratua edhe Raporti i vlerësimit të përshtatshmërisë së Sistemit të financimit të Komunave për vitin 2019. Vendimi gjithashtu obligon Ministrinë e Financave dhe Transfereve që të adresojë dhe mbikëqyrë rekomandimet e këtij raporti.
Me vendimin e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës është themeluar Komisioni Disiplinor për shqyrtimin e rastit të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian, në këtë përbërje:
1. Haki Abazi, Zëvendëskryeministër, kryesues;
2. Xhelal Sveçla, u.d. Ministër i MPBAP, anëtar;
3. Emilija Redžepi, Ministre e MAPL, anëtare;
4. Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm i MSH, anëtar;
5. Edi Gusia, Kryeshefe Ekzekutive në ABGJ, anëtare.
Ka marrë miratimin e Qeverisë edhe Nisma për lidhjen e “Marrëveshjes për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare” ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Saint Lucia. Marrëveshja do të lehtësojë udhëtimin ndërmjet dy shteteve për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare të të dyja vendeve.
Qeveria e Republikës së Kosovës, pas shqyrtimit ka aprovuar Nismën për negocimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, dhe Bankës Botërore “Për Projektin Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sektorin e Ujit”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKrasniqi përmend dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, s’tregon nëse do bëjnë koalicion me VV-në
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3