LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan mjetet për shtesat prej 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe pensionistët

Qeveria ndan mjetet për shtesat prej 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe pensionistët

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje Elektronike.

Sipas njoftimit të Qeverisë, janë marrë këto vendime:


Është plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 05/128 të datës 16 shkurt 2023.

– Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 02/157 të datës 30 gusht 2023.

– Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 05/169 të datës 27 tetor 2023.

– Miratuar vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore.

– Ndarë mjetet për shtesat e njëhershme prej 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe pensionist-marrësit.

-Miratuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacionin humanitar, sipas kërkesës së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim.

Po ashtu ka provuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, si dhe  ka aprovuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunimin Policor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Çeke, njofton Telegrafi.