Nuk ka vendim për mbylljen e kolegjit “Jahja Kemal”. Megjithatë, në një seancë të mbyllur të qeverisë e cila ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit, është vënë në diskutim fati i këtij kolegji, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse asnjë zyrtar nuk pranon publikisht se Maqedoni ka pranuar kërkesë nga Ankaraja zyrtare për të mbyllur këtë shkollë, ministri i jashtëm Nikola Poposki duke folur për këtë çështje, ka shfaqur nuanca pohuese për një kërkesë të tillë.
“Qëndrimi ynë ka qenë dhe do të jetë se Maqedonia i përkrah vetëm se institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike në Turqi dhe në këtë drejtim do të bashkëpunojmë me qeverinë ne Ankara në drejtim të ndihmës apo realizimit të qëllimeve të tyre, gjithsesi në suaza të legjislaturës dhe interesave tona. Sa i përket pyetjes lidhur me vendimin e Qeverisë, po, është sjell një vendim i tillë. Të gjitha vendimet të cilat do t’i sjellim do të jenë në përputhje me legjislaturën tonë, interesat tona nacionale. Kjo kështu ka qenë dhe kështu do të jetë”, ka thënë Poposki.
Burime të sigurta kanë konfirmuar për AlsatM se ministrat shqiptarë kuadër të BDI kanë qenë kundër këtij vendimi duke thënë se do të mbrojnë kushtetutën dhe ligjet për këtë çështje. Më 5 gusht ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu pati garantuar se “Jahja Kemal” nuk do të mbyllet për sa kohë që i njëjti vepron sipas ligjeve të vendit.
“Institucioni “Jahja Kemal” është në rregull me dokumentacionin e tij dhe funksionon në bazë të ligjit dhe kjo është ajo që na intereson neve. Sipas informative që kemi, edhe pas diplomimit në atë shkollë, nxënësit e “Jahja Kemal” regjistrohen në institucione mjaftë mirë të radhitura”, ka deklaruar kohë më parë Lutfiu.
Ndërkaq, përfaqësuesi i këtij kolegji Surija Tauk, tha për AlsatM ka thënë se nuk ekziston as edhe një arsye më e vogël që qeveria të marrë një vendim për mbylljen e “Jahja Kemal”, pasi që siç thotë, janë kryer të gjitha detyrimet që duhen ndaj shtetit. Madje ai shfaqi habinë për një dilemë të tillë pasi ky kolegj deri më tani është vlerësuar me notën 4, që konsiderohet si maksimale për vlerësimin e institucioneve arsimore të vendit. Ka pasur spekulime deri më tani të pakonfirmuara, se “Jahja Kemal” financohet nga rrjeti i “Hyzmeti” i Fetullah Gylenit i cili nga qeveria turke akuzohet për tentimin e grushtit të shtetit në Turqi më 15 korrik./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe