Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020.

Janë kursyer 47,621,459.91 euro dhe të njëjtat janë rishpërndarë nëpër organizata buxhetore. ​

Vendimi është miratuar sipas propozimit të Ministrisë së Financave, pasi që ka kaluar të gjitha fazat procedurale që janë paraparë me Rregulloren e Punës së Qeverisë dhe me aktet tjera nënligjore.

Në propozim është shqyrtuar i gjithë dokumentacioni me përmbajtjen e të gjitha të dhënave dhe informatave të nevojshme për miratimin e këtij vendimi.

Propozimi është në përputhje edhe me Programin e Qeverisë dhe brenda afateve të parapara ligjore. Gjithashtu është harmonizuar me të gjitha ministritë përgjegjëse, agjencitë dhe zyrat përkatëse, me të cilat janë kryer konsultimet për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore. /Telegrafi/