LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miratoi projektligjet për Prokurorinë e Shtetit dhe Prokurorinë Speciale të Kosovës

Qeveria miratoi projektligjet për Prokurorinë e Shtetit dhe Prokurorinë Speciale të Kosovës

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar dy projektligje, atë për Prokurorinë e Shtetit dhe për Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë tha se fusha e drejtësisë është një nga prioritetet e qeverisjes.


Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se përmes këtij projektligji synojnë avancimin e mëtejshëm të legjislacionit lidhur me sistemin prokurorial, përcjell Telegrafi.

“Hartimi dhe finalizimi i këtij drafti i kanë paraprirë një varg takimesh dhe me institucionet tjera dhe me shoqërinë civile. Është bërë fuqizimi i kritereve për prokurorë të Shtetit dhe Prokurorë  të Prokurorive. Po ashtu janë qartësuar kompetencat e kryeprokurorit të shtetit mbi prokuroritë e tjera në nivel më të ulët. Është saktësuar kompetenca e kryeprokurorëve në prokuroritë që kanë përgjegjësi dhe të prokurorëve që punojnë aty…”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa, sa i përket Projektligjit të Prokurorisë Speciale, kryeministri Kurti u shpreh se Prokuroria Speciale është hallkë shumë e rëndësishme e sistemit prokurorial.

Ai tha se më këtë projektligj qartësohen përgjegjësit e këtij institucioni. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori