Qeveria ka dy javë afat për përmbushjen e kërkesave të minatorëve të Trepçës (Video)
Ndryshimi i Ligjit për Trepçën, kthimi në pikën zero i draft-statutit të hartuar nga bordi i Trepçës, zgjidhja e kërkesave të minatorëve me ligj, si dhe një fizibilitet i ri për Trepçën.
Janë katër kërkesat kryesore të punëtorëve të Trepçës, që nëse nuk merren parasysh nga organet kompetente deri më 9 korrik, minatorët do të futen në grevë të përgjithshme ose do të protestojnë në rrugë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku.
“Gjendja aktuale në Trepçë nuk është e mirë për shkak të draft-statutit dhe kërkesave të minatorëve, të cilat janë të arsyeshme… Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Komisioni Parlamentar kanë kërkuar afat dyjavor që të japim mundësi që kërkesat dhe vërejtjet tona të shqyrtohen ose të futen në draft-statut…”, ka thënë Sadiku, për Kosovapress.
Ai po ashtu ka thënë se nëse ky afat skadon pa ndonjë përgjigje pozitive për ta, atëherë minatorët do të organizojnë grevë të përgjithshme ose protesta në rrugë.
“Nëse ky afat skadon dhe nuk ka përgjigje pozitive nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Komisioni Parlamentar, atëherë afati i fundit është 9 korrik 2018 ku janë të paralajmëruara greva të përgjithshme ose protesta në rrugë. Ne dje patëm edhe një takim, Sindikata së bashku me menaxhmentin e Trepçës, ku dolëm me një komunikatë të përbashkët me katër kërkesa, përkatësisht Ligji për Trepçën të kthehet prapa dhe të bëhet plotësim ndryshimi i atij Ligji, i cili nuk na jep hapësirë me i fut të gjitha kërkesat tona në draft. Draft-statuti i hartuar nga bordi i Trepçës të kthehet në pikën zero. Kërkesat e minatorëve të rregullohen me ligj dhe paralelisht me atë ligj dhe me statut të shkohet në një pako dhe të votohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe kërkesa e katërt është se fizibiliteti për Trepçën është i papranueshëm për neve dhe kemi kërkuar që të bëhet një fizibilitet i ri”, ka thënë Sadiku.
Ndryshe, punëtorët e Trepçës nën organizimin e Sindikatës së tyre patën mbajtur për dy ditë rresht grevë njëorëshe, përkatësisht më 18 dhe 19 qershor, duke kundërshtuar kështu draft statutin e Trepçës të nxjerrë nga Qeveria, me arsyetimin se nuk janë përfshirë vërejtjet dhe kërkesat e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën