LAJMI I FUNDIT:

Qeveria Haradinaj ndau mbi 50 milionë euro për autostradën e Dukagjinit, VV-LDK kundër

Qeveria Haradinaj ndau mbi 50 milionë euro për autostradën e Dukagjinit, VV-LDK kundër

Qeveria në largim këmbëngulë që autostrada e Dukagjinit të ndërtohet, por në Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës thonë se ky projekt do të stopohet, pasi qyteteve të Dukagjinit nuk iu nevojitet një autostradë e tipit të mbyllur. Madje, thonë se ky projekt edhe do të hetohet.

Edhe pse Qeveria në largim ka shpenzuar mbi 1 milion euro për fizibilitetin e projektit të autostradës së Dukagjinit, dy partitë që pritet ta formojnë Qeverinë e re, kanë qëndrim të prerë për ta ndaluar së realizuari këtë projekt infrastrukturor.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka paraparë edhe 50 milionë euro për vitin 2020 për këtë autostradë që lidhë komunat Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, në gjatësi mbi 90 kilometra.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se qeveria në ardhje nga VV dhe LDK mund ta stagnojë ose vonojë projektin e autostradës së Dukagjinit, por ky projekt është i pashmangshëm.

Haradinaj thotë se kjo autostradë duhet të ndërtohet, ngaqë ka përfitim në ekonomi dhe interes për çdo qytetarë të Dukagjinit. Ai deklaron se për këtë projekt janë ndarë mjete buxhetore dhe po ashtu për vitin e ardhshëm, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka paraparë mbi 50 milionë euro për vitin 2020.

Sidoqoftë, kryeministri në largim, thotë se jetësimi i këtij projekti tani mbetet në duart e Qeverisë së re të Kosovës.

“Te Autostrada (e Dukagjinit), mendoj se është në proces, fizibiliteti dhe plotë aspekte të tjera janë bërë. Është edhe një buxhet i ndarë. Autostrada nuk është një projekt që ndodhë për një ditë. Kjo Qeveri mundet ndoshta me stagnuar ose me vonuar, por do të jetë i pashmangshëm edhe për këtë qeveri. Ideja se ne vetëm e zgjerojmë rrugën, është një pështjellim që po ndodhë. Rruga ekzistuese ose zgjerimi saj ka një karakter tjetër. Por, për atë zonë është e pa mundur pa një autostradë… Sido që të jetë, ne jemi të bindur se disa qëndrime ose deklarative opozitare munden me ndërruar formë gjatë qeverisjes”, deklaron Haradinaj.

Kurse, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti këto që do pritet ta formojnë qeverinë e re, janë deklaruar se nuk do të lejojnë ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

Nga VV-ja Besnik Bislimi tha se projekti për autostradën e Dukagjinit do të stopohet, madje edhe do të hetohet nga qeveria e re. Bislimi tregon se do të hetohen edhe disa projekte të tjera që kanë nisur nga qeveria në largim me disa kontrata të dyshimta korruptive.

“Haradinaj nuk është kujdesur shumë për projekte madhore, në diçka që ka impakt të madh në ekonomi. Më shumë ka qenë i fokusuar në projekte ku ka qarkullim shumë të parave dhe rrjedhimisht ka mundësi të mëdha për përfitime anash. Në këtë kontest edhe ka filluar shumë procese jo me idenë me përfunduar ato, por vetëm me krijuar njëfarë imazhi se po punohet dhe qysh në start ndoshta me pasur disa përfitime. Nuk është këtu vetëm autostrada e Dukagjinit, por kemi të bëjmë edhe me kontratën ‘Bechtel-Enka”. Është një kontratë tjetër me Aeroportin e Prishtinës. Ka shumë kontrata bajagi korruptive, të cilat jo vetëm që do të stopohen, mirëpo edhe do hetohen”, deklaroi Bislimi.

Po ashtu, edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa deklaron se qyteteve të Dukagjinit nuk iu nevojitet një autostradë e tipit të mbyllur, prandaj kjo parti nuk mbështet një projekt të tillë, por një zgjerim të rrugës prej së cilës do të përfitonin qytetarët dhe bizneset në atë pjesë.

“Ne kemi deklaruar dhe parashohim që të kemi një zgjerim të magjistrales ekzistuese, pra e shohim si më përfituese për vet qytetarët të atij regjioni që të kemi një magjistrale të zgjeruar, e jo një autostradë të mbyllur e cila nuk është e qasshme për qytetarët dhe bizneset. Pra, ne e shohim si më profitabile për vet qytetarët e Dukagjinit dhe për bizneset në atë regjion”, thotë Mustafa.

Përveç autostradës, qeveria e re do të jetë e sfiduar edhe me dy projekte të tjetra, atë për “Kosovën e re” dhe për Fondin sovran.

Besnik Bislimi thotë se për Fondin sovran është parë nevoja për disa sqarime shtesë me partnerin e mundshëm për qeverisje të vendit, mirëpo jo që ka rezerva.

Edhe Besian Mustafa shton se vendimi final për projekte energjetike dhe Fondin sovran, janë tema që i do të shtrohen gjatë takimeve mes liderëve politik, Isa Mustafës dhe Albin Kurtit. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori