Qeveria franceze “në nivelin më të lartë” mbuloi një skandal mbi trajtimin e ujit mineral nga gjiganti i ushqimit Nestle, përfshirë markën ikonike Perrier, tha të hënën një hetim nga dhoma e lartë e parlamentit të Francës.
Në vitet e fundit, konglomerati zviceran i ushqimit dhe pijeve ka qenë nën presion për Perrier dhe markat e tjera, pasi rregulloret e BE-së kufizojnë rreptësisht se cilat trajtime lejohen për çdo produkt të tregtuar si ujë mineral natyral, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Përveç mungesës së transparencës së Nestle Waters, është e rëndësishme të theksohet mungesa e transparencës së shtetit, si ndaj autoriteteve lokale dhe evropiane, ashtu edhe ndaj popullit francez”, tha raporti nga një komision hetimor i Senatit Francez.
Raporti vjen pas një hetimi gjashtëmujor të Senatit që përfshinte më shumë se 70 seanca dëgjimore.
“Kjo fshehje është pjesë e një strategjie të qëllimshme, të adresuar në takimin e parë ndërministror mbi ujërat minerale natyrale më 14 tetor 2021”, citohet të ketë thënë raporti.
“Pothuajse katër vjet më vonë, transparenca ende nuk është arritur”, ka shtuar raporti.
Siç thuhet më tej, raporti tha se gjiganti zviceran i ushqimit Nestlé, i cili e bleu markën në fillim të viteve 1990, kishte përdorur trajtime filtrimi pastrimi që nuk ishin të autorizuara për produktet e etiketuara si “ujë mineral natyral”.
Senatorët thanë se “nivelet më të larta” të qeverisë franceze ishin njoftuar për trajtimet e filtrimit nga vetë Nestlé, por nuk kishin vepruar shpejt ose nuk kishin njoftuar autoritetet ligjore, shkruan The Guardian.
Raporti i senatit theksoi se zyra e presidentit Emmanuel Macron në Elize “e dinte, të paktën që nga viti 2022, se Nestlé kishte mashtruar për vite me radhë”.
Senatorët theksuan se nuk kishte “asnjë rrezik të provuar shëndetësor për konsumatorët”. Por ata thanë se konsumatorët dhe autoritetet lokale ishin mashtruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Izraeli pretendon se ka vrarë dy komandantë të Gardës Revolucionare në Iran – publikon pamje të njërit prej aksioneve

Tragjedia që la shtatë të vdekur – superjahti nxirret nga shtrati i detit, dhjetë muaj pasi u fundos në Sicili

“Asnjë ditë pushim për shtatë vjet”: Historia e investitorit amerikan, pasuria e të cilit tani vlerësohet në rreth 6 miliardë dollarë

Aeroplanët luftarakë amerikanë kalojnë nëpër Mbretërinë e Bashkuar ndërsa Trump po shqyrton mundësinë e sulmit ndaj Iranit

"Asnjë ditë pushim për shtatë vjet": Historia e investitorit amerikan, pasuria e të cilit tani vlerësohet në rreth 6 miliardë dollarë

Irani dhe Izraeli shkëmbejnë sulme të reja - gjithçka MINUTË PAS MINUTE

Irani dhe Izraeli shkëmbejnë sulme të reja - me objektin bërthamor iranian 'në shënjestër'

Panamaja shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të trazirave në rajonin e bananeve

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield