Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbahet kornizës negociuese me Bashkimin Evropian dhe ndryshimet kushtetuese t’i miratojë para se të nisin bisedimet për kapitujt, por Qeveria mbetet e hapur të bisedojë me opozitën për të gjitha modalitet lidhur me zbatimin e këtij detyrimi të rëndësishëm.
Kështu deklaroi të enjten zëvendëskryeministri për Çështjeve Evropiane, Bojan Mariçiq, duke komentuar propozimin e liderit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, se kjo parti do t’i mbështeste ndryshimet kushtetuese në rast se ato bëhen në fund të bisedimeve për anëtarësim dhe pasi protokolli të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare të unionit.
Kushtetuta duhet të ndryshohet në pjesën e preambulës, për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues, që është kusht për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në marrëveshjen me Sofjen për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe dallimet historike.
Kjo marrëveshje, që paraqet edhe kornizën e bisedime me BE-në, është miratuar më 16 korrik të vitit të kaluar dhe më pas ishte mbajtur seanca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, por bisedimet për kapitujt kushtëzohen me miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq tha se kërkesa e opozitës nënkupton tërheqjen e saj nga pozicioni i parë se nuk i mbështet ndryshimet kushtetuese.
“Opozita po tërhiqet disi nga qëndrimi i saj i parë dhe tani është pro ndryshimeve kushtetuese. Ne jemi të gatshëm që menjëherë të formojmë grupe punuese për realizimin e kësaj ideje. Ne jemi të gatshëm të miratojmë edhe një ligj për bisedime me Bashkimin Evropian që të hiqen dilemat e opozitës nëse po dëmtohen ose jo interesat kombëtare maqedonase”, tha Mariçiq.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, të mërkurën pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski tha se nëse përmbushet kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës para se vendi zyrtarisht të bëhet anëtar i BE-së, do të pranonte të bëhej pjesë e Qeverisë së gjerë, por pa pjesëmarrjen në të edhe të Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), që tani është pjesë e Qeverisë.
OBRM-PDUKM-ja akuzon BDI-në që drejtohet nga Ali Ahmeti për “përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion” dhe në procese tjera që “kanë dëmtuar interesat kombëtare dhe shtetërore”.
BDI-ja ka pranuar që të mos jetë pjesë e Qeverisë së zgjeruar “nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie”.
“E ardhmja evropiane e qytetarëve është e para”, ka shkruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në rrjetin social Facebook.
Mariçiq tha se nuk është mirë që në këtë proces të ketë “të përjashtuar”, por të gjithë së bashku të punojnë për arritjen e qëllimit final.
“Mendoj se ideja që të ketë të përjashtuar nuk është e mirë. Këtë e tha edhe kryeministri. Ideja jonë është se si të arrijmë që të gjithë të jenë të përfshirë në këtë proces, pasi në të kundërtën ne do të përfshihemi në një betejë jo vetëm politike, por edhe etnike”, deklaroi Mariçiq.
Njohësit e çështjeve politike, qëndrimet e partive politike i vlerësojnë si taktizime pasi korniza negociuese nuk mund të ndryshojë.
Fejzi Hajdari, njohës i çështjeve politike dhe botues i gazetës “Lajm”, thotë për Radion Evropa e Lirë, se bazuar në qëndrimet e partive, si të OBRM-PDUKM-së, LSDM-së dhe BDI-së, ndryshimet kushtetuese vështirë se do të miratohen, pasi kemi të bëjmë me taktizime që detyrimisht do ta çojnë Maqedoninë e Veriut në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Deklarimet e tilla më shumë janë të karakterit taktik dhe politik sesa të atij praktik. OBRM-PDUKM-ja me rejtingun e lartë partiak që ka momentalisht, vështirë se do të pranonte t’u futej ndryshimeve që kanë të bëjnë me një pjesë të identitetit kombëtar maqedonas, si dhe me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Mendoj se pranimi i kësaj oferte për partinë e Mickoskit tani kur zgjedhjet pritet të mbahen shumë shpejt do të nënkuptonte uljen e rejtingut me automatizëm. Prandaj, duke marrë parasysh këtë, OBRM-PDUKM-ja në asnjë mënyrë nuk do t’i pranonte ndryshimet”, thotë ai.
Hajdari vlerëson se, “nëse nuk miratohen ndryshimet ka mundësi që Maqedonia e Veriut të përballet me pasoja si brenda ashtu edhe jashtë”, në veçanti nga Bullgaria e cila, sipas tij, sërish mund të përdorë veton në rast se pakica bullgare nuk përfshihet në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre