LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë shkurton financimin për diabetikët

Qeveria e Maqedonisë shkurton financimin për diabetikët

Qeveria e Maqedonisë ka zvogëluar financimin për të sëmurët nga diabeti – për insulinë, për gjilpëra, shirita dhe matës të sheqerit në gjak. TV Telma njofton se janë shkurtuar miliona euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhja e shoqatës së diabetikëve ka reaguar ashpër ndaj këtij lajmi dhe kërkon shpjegime se pse është sjellur kjo goditje e re mbi diabetikët, të cilët gjatë gjithë kohës ankohen në mungesë të insulinës dhe nevojave tjera që kanë.


Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se zvogëlimi i parave për diabetikët, nuk do të thotë mungesë të insulinës, shiritave dhe nevojave tjera të diabetikëve në treg, por Ministria e ndjek çmimin e insulinës në treg dhe planifikon afatet për pagesë dhe për këtë arsye bën planifikim të ri për paratë.

Diabetikët kanë bashkëpunim në rrjetet sociale dhe shkëmbejnë mes vete ilaçe, për shkak se barnatoret zbrazen në gjysëm të muajit nga insulina./Telegrafi/