LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë, mendim pozitiv për tarifën e lirë të energjisë

Qeveria e Maqedonisë, mendim pozitiv për tarifën e lirë të energjisë

Grupi punues i formuar nga qeveria ka dhënë vlerësim pozitiv për kthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike edhe gjatë ditëve të javës.

Siç mëson Alsat, grupi punues me koordinator Kushtrim Ramadanin pas një analize të gjerë ka konstatuar se kthimi i tarifës së lirë do të ketë efekte pozitive përveç tek amvisëritë edhe në vet sistemin energjetik pasi me këtë nuk do të ketë ngarkesë të tepruar të sistemit, siç është me tarifën e deritanishme në orët e natës, pra do të ketë balancim më të mirë të harxhimit të energjisë.


Sipas mendimit të grupit të punës, tarifa e lirë gjatë ditës do të aplikohet nga e hënë deri të shtunën, prej orës 14 deri në orën 16. Gjatë orëve të mbrëmjes mbetet po ashtu tarifa e lirë, ndërsa gjatë ditë së diel do të mbetet në fuqi masa që edhe aktualisht aplikohet, pra tarifë e lirë gjatë gjithë ditës.

Mendimi pozitiv i grupit të punës është pranuar edhe nga sekretariati i bashkësisë energjetike nga Vjena e Austrisë në një mbledhje me përfaqësues të më shumë institucioneve shtetërore. Mendimi i grupit të punës javën që vjen pritet të diskutohet nga Komisioni Rregullator për Energjetikë i cili edhe do të miratoj vendimin përfundimtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori