LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës vazhdon përkrahjen për sektorin e qumështit

Qeveria e Kosovës vazhdon përkrahjen për sektorin e qumështit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se po punohet intensivisht drejt tejkalimit të sfidave me të cilat po ballafaqohet sektori i qumështit në vendin tonë si rezultat i pandemisë COVID-19.

Prodhuesit dhe përpunuesit kosovar të qumështit janë ndër bujqit më të zellshëm në vendin tonë që me përkrahjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtarë kanë ndërtuar kapacitete prodhuese dhe përpunuese për të shërbyer qytetarët kosovar me qumësht dhe produkte të qumështit, thuhet në komunikatë.


MBPZHR siguron qumështarët se do të jetë vazhdimisht pranë tyre edhe në këto kohëra të vështira të pandemisë, për t’i ndihmuar në tejkalimin e sfidave me mundësitë financiare në dispozicion.