LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e shpall 11 korrikun Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë, mban një minutë heshtje

Qeveria e shpall 11 korrikun Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë, mban një minutë heshtje

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.

Kryeministri Albin Kurti tha se këtë vit shënojmë 25 vjetorin e çlirimit, kujtojmë masakrat e kryera nga Serbia edhe përkujtojmë të gjitha viktimat e luftërave të viteve të ’90-ta në Ballkan.

“Përkujtojmë me dhembje 8372 djem e burra të Srebrenicës të vrarë e të zhdukur nga Serbia në masakrën më të madhe të ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Kurti.


Kryeministri përmendi edhe parakalimin e rreth 30 kadetëve të Akademisë Ushtarake të Beogradit në Prijedor.

“Forcat e Armatosura të Serbisë, kadet e veteranë të Akademisë Ushtarake në Beograd parakaluan në një paradë në Prijedor pa leje e pa pëlqim të shtetit të Bosnjës, vetë  katër ditë para shënimit të përvjetorit të masakrës së Srebrenicës. Kurse ne sot po i bashkohemi memoralizimit të 11 korrikut si ditë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, bazuar në rezolutën që kemi miratuar në Kuvend që dënon gjenocidin në Srebrenicë, në vijim të rezolutës në Parlamentin Evropian dhe rezolutës së miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së gjatë majit të këtij viti”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se ky është veprim fisnik e i duhur në emër të Kosovës, që të mos harrohet e mos të përsëritet më gjenocidi as në Bosnjë, as në Kosovë e askund tjetër në rajonin tonë në botë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Edi Rama “përfshihet” në debatin e plazheve, publikon video nga Velipoja me plot pushues

Edi Rama “përfshihet” në debatin e plazheve, publikon video nga Velipoja me plot pushues

Lajme
Ardhja e mërgimtarëve, nis krijimi i kolonave në kufirin me Serbinë

Ardhja e mërgimtarëve, nis krijimi i kolonave në kufirin me Serbinë

Lajme
Akademiku serb: Serbia nuk guxon as të mendojë për konflikt në Kosovë, derisa atje është NATO

Akademiku serb: Serbia nuk guxon as të mendojë për konflikt në Kosovë, derisa atje është NATO

Siguri
Këto janë 10 plazhet më të bukura shqiptare sipas revistës

Këto janë 10 plazhet më të bukura shqiptare sipas revistës "Condé Nast Traveler"

Lajme
Turistja franceze humb jetën në Liqenin e Komanit

Turistja franceze humb jetën në Liqenin e Komanit

Lajme
Jo temperaturat, por çmimet 'përvëluese' boshatisin plazhet në Shqipëri

Jo temperaturat, por çmimet 'përvëluese' boshatisin plazhet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori