LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës emëron bordin e ri të ARKEP-it

Qeveria e Kosovës emëron bordin e ri të ARKEP-it

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovë është emëruar bordi i ri i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP).

Anëtarë të bordit do të jenë Bahri Anadolli – kryesues, Hazir Hajdari – anëtar, Mark Buzhala – anëtar, Iliriana Berisha – anëtare dhe Faruk Rexhaj – anëtar.


Në nëntor të vitit 2019, kryesuesi i bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, ishte emëruar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj si drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Emërohen shefi dhe Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së
Lexo po ashtu Emërohen shefi dhe Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së

ARKEP është organi rregullator, i cili zbaton dhe mbikëqyrë kornizën rregullatore të përcaktuar nga Ligji për Komunikime Elektronike, nga Ligji për Shërbimet Postare, si dhe nga politikat e zhvillimit të fushës së komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare. /Telegrafi/