LAJMI I FUNDIT:

“Qeveria e dorëheqjeve”, Muja: Kjo qeveri ka shumë hisedarë (Video)

“Qeveria e dorëheqjeve”, Muja: Kjo qeveri ka shumë hisedarë (Video)

Njohësit e zhvillimeve politike, duke komentuzr zhvillimet e fundit, thonë se ajo që po ndodh brenda PDK-së po dëshmon se kontrollin në këtë subjekt e ka ende Hashim Thaçi, e jo kryetari aktual i partisë, Kadri Veseli.

Qeveria Haradinaj që prej formimit të saj e deri më tash është përballur me shumë kritika për shkak të emërimit të një numri të madh të zëvendësministrave.


Por, problem për të po del të jenë edhe zëvendësimet e shpeshta në kabinetin qeveritar.

Pak muaj pas formimit të qeverisë, ish- ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj kishte dhënë dorëheqje, pas rastit të depërtimit të shtetasve turq.

E pas tij radhën e kishte, ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila kishte deklaruar se arsyet e dorëheqjes së saj ishin personale. Por, më pas Reshitajn, kryeministri Haradinaj, e emëroi këshilltare politike të tij.

Megjithatë, këto nuk ishin dorëheqjet e vetme. Në shtator të këtij viti, nga detyra e tij u shkarkua edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Kurse aktualisht, edhe vet Kryeministri Haradinaj, ka konfirmuar se Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ofruar dorëheqjen e tij.

Analisti politik, Armend Muja, shprehet për RTV Dukagjinin se kjo ndodh ngase qeveria ka shumë hisedarë.

“Qeveria ka shumë hisedarë, dhe ka shumë figura që dëshirojnë të jenë bajraktarë. Për këtë arsye shumë problem që ne mendojmë se janë të jashtme ato janë të brendshme, sepse ka dy stile të qeverisjes. Është stili i Hashim Thaçit i cili mbanë kontrollë efektivë te një pjesë e qeverisjes dhe stili i z.Haradinaj i cili pretendon të jetë një gjeneral, por nuk ka shumë ushtarë”, tha Muja.

Sipas Mujës, është e rëndësishme që kjo qeveri, megjithatë të vazhdojë në këtë mënyrë dhe të mos rrezikohen proceset kyçe që po kalon vendi.

“Mendoj së është e rëndësishme për ne që të mos kemi ndonjë lëvizje të paparashikueshme në këto momente. Kjo për arsye se mund të rrezikojmë procesin e liberalizimit të vizave dhe çdo veprim nga ana e pozitës mund të duket jo popullor sepse njerëzit kanë pritur dhjetë vite për viza”, tha ai, përcjell Telegrafi.

E për “përçarjet” e mundshme brenda PDK-së, që është pjesë e koalicionit, Muja thotë se presidenti Hashim Thaci, ka autoritet më të madh në PDK, se sa kryetari Kadri Veseli.

Sipas tij, kjo bën që të kontrollojë një pjesë të qeverisë, edhe pse nga pamja e jashtme duket se nuk po ndodh kështu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori