LAJMI I FUNDIT:

Qeveria bën gati planin, do ta zgjidhë njëanshëm çështjen e targave

Qeveria bën gati planin, do ta zgjidhë njëanshëm çështjen e targave
Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka bërë gati një plan të cilin do ta votoj ditëve në vijim, me anë të së cilit po tenton ta zgjidhë çështjen e targave.

Detajet ekzekutivi akoma nuk i ka bërë të ditura, mirëpo kanë theksuar se pas dështimit për një marrëveshje në Bruksel, janë duke ndërmarrë këtë veprim të njëanshëm. Vendimi për këtë plan, sipas Qeverisë është bërë në dakordim me Bashkimin Evropian.


Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe nga pala serbe Petar Petkoviç ishin takuar disa herë në Bruksel. Megjithatë, Kosova dhe Serbia nuk ia kishin dalë që të arrinin  një dakordim për çështjen e targave.

Mirëpo, qeveria e Kosovës e ka gjetur një formë të re për ta zgjidhur këtë problematikë.

Në një përgjigje për RTV Dukagjini, zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu,  ka theksuar se janë në përgatitje të një plani të cilin do ta votojnë këtë javë në qeveri.

“Siç është deklaruar më herët, Kosova ka marrë dritën jeshile nga Bashkimi Evropian, që të vazhdojë me përpilimin e një plani, i cili do të ndahet paraprakisht me vetë BE-në dhe shtetet e Quintit. Ky plan do të dalë këtë javë dhe do të ketë një vendim qeveritar që tregon se si do të trajtohet çështja e targave. Ditëve në vijim, do të mbaheni të informuar mbi detaje më të hollësishme”, ka deklaruar Përparim Kryeziu – Zëdhënës i Qeverisë.

Këtë veprim të Kosovës, e ka paralajmëruar gjatë javës së kaluar, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Do të ketë një vendim qeveritar që do të tregoj se si do të trajtohet çështja e targave me Serbinë. Kjo i bie që do të tentohet të zgjidhet në mënyrë të njëanshme? Po vendimi ynë i qeverisë është një vendim i njëanshëm”, ka thënë Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër.

Por, Qeveria e as Bislimi nuk kanë treguar detaje se si do të zbatohet plani.

Kosova, sipas Arbër Fetahut, duhet të ketë kujdes me këtë veprim.

“Edhe këto veprime me plane që mund t’i bëjë Qeveria e Kosovës, duhet të jenë të kujdesshëm që të mos dalë Kosova si palë bllokuese e dialogut, në ndonëse nuk është, të mos dalë ajo pala që po vepron njëanshëm kur është duke u zhvilluar një proces në Bruksel dhe të dalë ajo pala ku edhe vende që nuk janë shumë mike të Kosovës mund ta shohin si pikë destruktive në dialogun Kosovë – Serbi”, ka  thënë Arbër Fetahu – GLPS.

Kosova dhe Serbia, po vazhdojnë që ta përdorin reciprocitetin për targat e automjeteve.

Secila veturë që kalon kufirin mes dy shteteve, duhet të pajiset me ngjitës që mbulon simbolet.RTVD/Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori