LAJMI I FUNDIT:

Qeveria aprovon kërkesën e ministrisë për rritjen e kufirit të shpenzimeve prej 10 milionë euro për rehabilitimin e Linjës 10

Qeveria aprovon kërkesën e ministrisë për rritjen e kufirit të shpenzimeve prej 10 milionë euro për rehabilitimin e Linjës 10

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar të premten mbledhjen elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Kabineti qeveritar ka aprovuar listën e kandidatëve të propozuar për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, si në vijim:


-Habib Basholli;

-Nasuf Mjekiqi;

-Bahri Karaça;

-Avdi Mjeku;

-Hasan Preteni;

-Kaltrinë Demiri.

Po ashtu, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumë prej 10 milionë euro për Projektin  “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Fushë Kosovë – Han i Elezit”, nga fondet e huamarrjes klauzola e investimeve.

“Rritja e kufirit të shpenzimeve bëhet për mbulimin e obligimeve të projektit nga Kredia me Bankën Evropiane për Investime dhe nuk ndikon në tejkalimin e kufirit të deficitit sipas rregullës fiskale”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori