LAJMI I FUNDIT:

Qeveria anashkalon Strugën për sallat sportive (Video)

Qeveria anashkalon Strugën për sallat sportive (Video)

Në vend se në salla sportive, nxënësit e disa shkollave shqipe në Strugë dhe rrethinë, orët e edukatës fizike i zhvillojnë në klasa të rëndomta ose jashtë. Këto shkolla nuk janë pjesë e projektit qeveritar për ndërtimin e 145 sallave sportive në mbarë vendin. Në Strugë është parashikuar që sallë e këtillë të ndërtohet në shkollën fillore Josip Broz Tito, ku mësojnë vetëm nxënës maqedonas. Disa nga këto shkolla thonë se shumë herë kanë kërkuar nga shteti që të përfshihen në këtë projekt, njofton Alsat-M.

Situatë e njëjtë është edhe në shkollën fillore në Veleshtë. Prej atje thonë se ndërtimi i një salle sporti do ishte e mirëpritur nga të rinjtë e fshatit.


Në projektin e Qeverisë për ndërtimin e 145 sallave të sportit, të cilin duhet ta implementojë Ministria e arsimit, Struga nuk është përfshirë, thonë nga komuna.

“Nëse Struga është përfshirë me më shumë se 3% në bazë të numrit të përgjithshëm të popullatës, kjo do të thotë se në Strugë do të duhej të ndërtoheshin të paktën katër salla sporti. Të mos e harrojmë edhe faktin që nuk është marrë parasysh struktura etnike e popullatës, gjegjësisht shkollave dhe nxënësve. Asnjë shkollë ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe nuk ka sallë sporti”, thanë nga Sektori i arsimit, komuna Strugë.

Aktualisht nuk është realizuar asgjë as nga premtimet që kohë më parë i bëri ministri i arsimit Abdylaqim Ademi për fillimin e ndërtimeve të sallës sportive në fshatin Labunishtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Lajme
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Politikë
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kalo në kategori