LAJMI I FUNDIT:

Qeveri teknike, apo qeveri gjithëpërfshirëse?

Qeveri teknike, apo qeveri gjithëpërfshirëse?

Krijimi i një qeverie teknike (jo qeveri gjithëpërfshirëse) e cila do të përfundonte me zgjedhje për një afat të përcaktuar do të ishte një dalje nga ngërçi politik. Kështu ka vlerësuar në një prononcim për Telegrafin, analisti Imer Mushkolaj.

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, tha se krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse nuk mund të bëhet pa numrin e votave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Socialdemokrate (PSD).


Sipas tij, Qeveria gjithëpërfshirëse është mirë të ketë së paku 61 të votave në Kuvend.

“Do të ishte e mirëseardhur që Qeveria gjithëpërfshirëse të ketë 2/3 e votave, duke marr parasysh numrin e deputetëve, nënkupton që duhet të jenë gati të gjitha partitë politike që të mund të bëhet një numër që të bëhet në Kuvend. Dhe kjo nuk mund të bëhet pa numrin e votave të LDK-së dhe PSD-së. Ekziston dhe një mundësi që deputetët të votojnë sipas ndërgjegjes, për ta bërë një qeveri gjithëpërfshirëse, për t’i kryer punët duke përfshirë edhe reformën zgjedhore”, ka thënë Tahiri për Telegrafin.

Ymeri: Ideja për qeveri gjithëpërfshirëse erdhi nga LDK-ja (Video)
Lexo po ashtu Ymeri: Ideja për qeveri gjithëpërfshirëse erdhi nga LDK-ja (Video)

Kurse Mushkolaj theksoi se më tepër se krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse e sheh mundësinë e një krijimi të një qeverie teknik.

Sipas tij, një qeveri gjithëpërfshirëse nuk është e mundur pasi Vetëvendosje nuk do të pranojë një qeveri të tillë.

“Besoj që kjo do të ishte një dalje nga ky ngërç politik, por gjithmonë kjo qeveri e cila do të mund të krijohej, do të përfundonte me zgjedhje për një afat të përcaktuar paraprakisht. Cila do qeveri që krijohet në këtë rast, edhe ajo që po quhet gjithëpërfshirëse, nuk është e mundur një e tillë pasi Vetëvendosje nuk do të pranojë një qeveri të tillë. Nëse hyn LDK-ja atëherë logjikshëm kësaj partie do t’i takojë edhe posti i kryeministrit duke qenë se është partia më e madhe. Po them se qeveria gjithëpërfshirëse hap probleme të reja në kuptimin e përfaqësisë, se kush duhet të përfitoj më shumë e kush më pak”, tha ai.

Siç tha Mushkolaj, nuk ka logjikë që të krijohet çfarëdo qeverie nëse nuk arrihet uniteti aq shumë i përfolur për dialog me Serbinë.

Analistët: Qeveria gjithëpërfshirëse, më e mundshme se zgjedhjet e reja (Video)
Lexo po ashtu Analistët: Qeveria gjithëpërfshirëse, më e mundshme se zgjedhjet e reja (Video)

“Kështu që më e mundur se një qeveri e ashtuquajtur teknike në krye të së cilës mund të jetë një person që nuk po them që nuk ka lidhje me politikë, por mund të mos ketë lidhje me partitë politike edhe gjendet një zgjidhje që të shkohet tutje duke pasur parasysh përcaktimin e një date në të cilën do të mbaheshit zgjedhjet. Pra kjo vetëm me idenë se të gjithë do të jenë unik karshi me dialogun me Serbinë, përndryshe nuk ka logjikë që të krijohet çfarëdo qeverie nëse përnjëmend nuk arrihet uniteti aq shumë i përfolur për dialog me Serbinë”.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është kundër një qeverie gjithëpërfshirëse, pasi siç janë deklaruar vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Edhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka folur rreth analizave të fundit për një përfshirje të mundshme të PSD-së në Qeveri. Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se nuk ka pasur takim apo diskutim për këtë gjë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori