LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Qeveria gjithëpërfshirëse, më e mundshme se zgjedhjet e reja (Video)

Analistët: Qeveria gjithëpërfshirëse, më e mundshme se zgjedhjet e reja (Video)

Taksa ndaj Serbisë ka sjellë edhe çarje të dukshme në koalicionin qeverisës. E, njohësit e zhvillimeve politike në vend thonë se një formatizim i Qeverisë në këtë fazë është më i mundshëm sesa shkuarja në zgjedhje.

Lidhja Demokratike e Kosovës së fundmi po deklaron se ka një kusht për tu bërë pjesë e dialogut me Serbinë. E ajo është marrëveshja për zgjedhje të reja dhe qeveri gjithëpërfshirëse ose formimi i një qeverie teknike, në të cilën do të përfshiheshin të gjitha partitë.


Politologu Donik Sallova thotë se koalicioni qeverisës është në krizë dhe beson se LDK-ja mund të jetë pjesë e qeverisë së re.

“Kjo është Qeveri pa legjitimitet. Edhe përplasja e fundit mes partnerëve për taksën, tregon se Qeveria është në krizë dhe rënia e saj është çështje kohe deri në momentin kur të krijohet një qeveri tjetër me bazë të gjerë. Besoj që LDK-ja do të përfshihet në një qeveri të ardhshme teknike ose me bazë të gjerë”, shprehet Sallova, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se qeveria gjithëpërfshirëse është më e mundshme në këtë fazë sesa shkuarja në zgjedhje.

“Qeveria me bazë të gjerë është shumë më e mundshme  se zgjedhjet e reja, sepse shkuarja në zgjedhje nuk na garanton formim të shpejt të qeverisë. Ne i dimë ato ngërçet që po krijohen pas çdo palë zgjedhjeve në Kosovë”, shton Sallova.

Analisiti politik, Fisnik Halimi thotë se zgjedhjet në këtë fazë nuk janë opsion i mundshëm.

“Mendoj që zgjedhjet nuk janë opsion i afërt për Kosovën sepse kjo nuk është në interes të partnerëve tanë kryesor ndërkombëtar, pasi që në interes të tyre është që kjo përbërje e Kuvendit të Kosovës ta qoj deri në fund negociatën Kosovë-Serbi”, deklaroi Halimi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka mohuar se partia e tij mund të jetë pjesë  e një qeverie të re së bashku me LDK-në. Ndërsa ka shtuar se subjekti i tij politik do të vazhdoi të japë mbështetje politike për taksën./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori