LAJMI I FUNDIT:

Qeshja dhe një gotë ujë lirojnë tensionin

Qeshja dhe një gotë ujë lirojnë tensionin

Madje edhe kur nuk ju qeshet, duhet të qeshni

Në fillim përpjekja juaj mund t’u ngjajë grimasave, mirëpo vetëm pas disa minutave do të shfaqet e qeshura e vërtetë, e cila do të ndikojë në lirimin e hormoneve të lumturisë.


Për qetësim, lirim nga tensioni dhe përtëritje të energjisë dhe forcës së domosdoshme mjafton që të qeshni me emër, të pini një gotë ujë, t’i pushoni sytë…

Në fillim përpjekja juaj mund t’u ngjajë grimasave, mirëpo vetëm pas disa minutave do të shfaqet e qeshura e vërtetë e cila do të lirojë hormonin e lumturisë në tërë organizmin.

Provoni, pas gjithë kësaj do të ndiheni më mirë, transmeton Telegrafi.

Kur jeni të shqetësuar, pini një gotë ujë jo shumë të ftohtë.

Në atë mënyrë aktivizohet pjesa e sistemit nervor, funksioni i së cilës është për qetësim dhe relaksim.

Njëkohësisht, bëni gati në formë banje, apo në ndonjë mënyrë tjetër, vajra eterikë të borzilokut, livandës…

Kjo është me rëndësi, sepse shqisat tona të aromave janë të lidhura drejtpërdrejt me qendrën e ndjenjave në tru.

Humori i ndihmon shëndetit: Kush qesh, shpenzon kalori dhe forcon imunitetin
Lexo po ashtu Humori i ndihmon shëndetit: Kush qesh, shpenzon kalori dhe forcon imunitetin

Pushoni sytë kurdo që hetoni që janë të lodhur shumë. Relaksimi ideal i syve derisa punoni në kompjuter është, shikimi në një pikë imagjinare në distancë.

Shikimin orientoni në drejtim të asaj pike dhe rrotulloni lehtë sytë majtas-djathtas dhe lart-poshtë, së paku 5 minuta. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori