Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se deklarimi i kryeministrit Isa Mustafa se procesi i marrjes së vërtetimeve nga ana e veteranëve të përmbyllet brenda dy apo tre muajve është një lojë e radhës që mundohet t’i shmangë protestat e veteranëve.
Ai në Facebook shkruan se Gjykatës Kushtetuese i kanë mbetur edhe 9 ditë për ta marrë vendimin lidhur me ndryshimet e fundit ku u kategorizuan veteranët.
Ky është postimi i plotë i Qeriqit në Facebook:
“… E dëgjova kryeministrin, në mbledhjen e qeverisë, deklaroj se procesi i listave do të mbyllet brenda dy apo tre muajve, dhe më pas të filloj me pajisjen me vërtetime.
Në anën tjetër ministri i punës, në mbledhjen e qeverisë, u ankua se bajagi po na mungojnë dy punëtor që të punojnë në zyrën e veteranëve të UÇK-së, pranë qeverisë, për ti pajisur me vërtetime veteranët të cilët kanë nevojë për këta vërtetima.
Kjo lojë ka filluar plot katër vite edhe në vazhdimësi këta qeveritarë, janë deklaruar se procesi i verifikimit do të përmbyllet për dy apo tre muaj, mirëpo po bëhen gati katër vite e ky proces nuk po arrin assesi të përmbyllet. Deklarimi i sotshëm i qeverisë është një lojë e radhës, sa për të përfituar kohë në këto momente kur qeveria po përballet me shumë probleme të tjera, të cilat mund ta tensionojnë situatën dhe në këtë mënyrë po mundohet që ti shmangë protestat e veteranëve.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili, për shkeljen e procedurave, gjatë votimit në kuvend, rreth plotësim ndryshimeve të fundit ku u kategorizuan veteranët, në bazë të rregullores kjo gjykatë, duhet të kthej një përgjigje në një afat prej 60 ditëve, me gjasë kjo nuk do të ndodh, sepse kësaj gjykate nëse nuk gaboj i kanë mbetur edhe nëntë ditë për ta shqyrtuar këtë lëndë. Si duket Gjykata Kushtetuese, nuk do ta merr fare parasysh shqyrtimin e kësaj lënde. Në anën tjetër kemi shumë veteran të cilët nuk po arrijnë ta gëzojnë të drejtën e tyre ligjore në pension, shkaku i mungesës të një vërtetimi me të cilin duhet ta pajisë qeveria e republikës të Kosovës, po ashtu kemi edhe invalid të cilët në mungesë të një komisioni mjekësor, nuk mund ta gëzojnë pensionin. Një pjesë e madhe e tyre jetojnë në gjendje mjeruese, poashtu kemi raste të cilët kanë mbetur edhe të palëvizshëm dhe me gjendje të rënd shëndetësore dhe nuk e gëzojnë asnjë cent nga shteti.
Në anën tjetër qeveria nxjerrë dhe ndryshon ligje, për ngritjen e pagave dhe të mëditjeve për zyrtarët e qeverisë, këto ligje i përgatit në kohë rekorde, sepse janë të favorshme për ta, për këto ligje sigurohen mjetet pa asnjë problem dhe pengesë. Kjo lojë çfarë po bënë kjo qeveri është,marre por nuk kanë faj këta të fundit, sepse ne nuk kemi qenë unik asnjëherë dhe po luajnë me ne qysh po duan. Gjatë këtij viti kam marrë shumë ankesa nga shumë veteran të UÇK-së, për padrejtësitë që po ju bëhen, për gjendjen e rënd shëndetësorë dhe ekonomike, këto ankesa janë të përditshme, jam munduar të marrë informacione nëpër institucione se pse po u bëhet kjo padrejtësi ka qenë e pamundur të marrë informacione në këtë drejtim, nga qeveritarët, sepse kanë qenë të mbyllur në këtë drejtim.
Sa i përket anës time unë jam në krahun e luftëtarëve, çdo shqetësim i tyre është edhe i imi, jam i gatshëm që të vazhdojmë rrugën se kërkuari të drejtat ligjore të cilat na takojnë, por i vetëm nuk mund ta bëjë, në shumë raste më ka munguar përkrahja fizike, mungesa e kësaj përkrahje, ka bërë që qeveria të ndihet rehat dhe të mos merret me problemet e veteranëve. Me Respekt!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s’mund ta “transformojë” dialogun
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron