LAJMI I FUNDIT:

Qentë më shumë i dëgjojnë femrat, mirëpo ekziston edhe arsyeja për këtë

Qentë më shumë i dëgjojnë femrat, mirëpo ekziston edhe arsyeja për këtë

Mbase edhe ka diçka lidhur me këtë, thotë hulumtimi i ri.

Nëse qeni ju shikon dhe leh, me siguri e dini se çfarë dëshiron. Nëse jeni duke ngrënë në tavolinë, me siguri edhe ai është i uritur. Nëse gërvisht nëpër dyer ai do të kryejë nevojën, është logjike që dëshiron të dalë jashtë.


Mirëpo, studimi i publikuar në vitin 2017 sugjeron që femrat kanë më shumë siguri që të kuptojnë se çfarë dëshiron miku më i mirë i njeriut.

Hulumtimi, i botuar në revistën Royal Society of Open Science, ka zbuluar që njerëzit mund të kuptojnë se çfarë përpiqen “të thonë” qentë kur gërvishtin, dhe që femrat më mirë se meshkujt e flasin “gjuhen e qenve”.

Dyzet pjesëmarrës në studim, kanë kërkuar që të identifikojnë tonin duke përdorur masën rrëshqitëse se a ulërin qeni për shkak të frikës, gëzimit, agresionit, pikëllimit apo lumturisë.

Atëherë kanë provuar të caktojnë kontekstin e gërvishtjes. Njerëzit me sukses kanë identifikuar kontekstin e gërvishtjes në 63% të rasteve.

“Studimi ynë i paradokohshëm na udhëzon që qentë dhe njerëzit përdorin zonën e ngjashme të trurit dhe me siguri edhe procese të ngjashme në mënyrë që të vlerësojnë emocionet e të tjerëve nëpërmjet vokalizimit”, ka thënë autori kryesor Tamás Faragó za Broadly.

Duket që ekzistojnë rregulla biologjike të rrënjosura se gjitarët me vokalizim i kodojnë emocionet dhe ato procese të përbashkëta u ndihmojnë njerëzve që të vlerësojnë gjendjen emocionale, jo vetëm të qenit, por edhe të shprehjeve të tjera emocioneve vokale të gjitarëve.

Kjo është mostra e zakonshme në hulumtimin e emocioneve. Femrat me siguri janë më empatike dhe më të ndjeshme ndaj emocioneve të të tjerëve dhe kjo u ndihmon që më mirë t’i lidhin kontekstet me përmbajtjen emocionale të gërvishtjes”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Tre hapa për të parandaluar qenin tuaj të qëndrojë nën këmbë kur punon nga distanca

Tre hapa për të parandaluar qenin tuaj të qëndrojë nën këmbë kur punon nga distanca

Kërshëri
Kalo në kategori