LAJMI I FUNDIT:

Qentë në një betejë të përgjakshme, e gjitha për të fituar titullin e “kampionit të racës” (Foto)

Qentë në një betejë të përgjakshme, e gjitha për të fituar titullin e “kampionit të racës” (Foto)

Të përballur me dhimbje dhe me leshin e tyre të lyer në gjak, këto fotografi tregojnë brutalitetin e luftës së qenve në Kirgistan.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, këto pamje janë marrë gjatë një ngjarje barbare të mbajtur nga një klub mbarështuesish lokalë në kryeqytetin Bishkek, ngjarje kjo e organizuar me qëllim të gjetjes së qenit më të mirë për kultivim.


Pronarët e tyre, gjegjësisht 17 sosh kanë sjellë qentë e tyre për të luftuar për titullin e “kampionit të racës”, me spektatorë të mbledhur për të parë konkurrimin e përgjakshëm të qenve.

Gara e luftës së qenve nuk është unike në Kirgistan – të tilla mbahen përveçse edhe në vende tjera, pasivisht zhvillohen edhe në Kinë. /Telegrafi/